Arbëri

Hovenieri dhe ambasadorët e QUINT-it në takim me Kurtin

QUINT

Foto: Driton Paçarada

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, së bashku me ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë duke zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti.

Hovenieri e Kurti pas takimit do t’u adresohen mediave para qeverisë, raportoi KSP-ja.

Ky takim po zhvillohet pak ditë pas shpërthimit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç'rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Kurti e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe të organizuar nga bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar.