Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë thirrje për proces të drejtë dhe të hapur të përzgjedhjes së pse kryeprokurorëve të prokurorive themelore, i cili është shpallur javën që shkoj nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).
“SHBA-ja i bën jehonë thirrjes së BE-së për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor. Besimi i publikut te sistemi prokurorial dhe te kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga besueshmëria e proceseve të administruara nga KPK-ja”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social X.
KPK-ja ka shpallur konkurs për kryeprokuror të Prokurorisë së Prizrenit, Gjilanit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Pejës.
On Monday, the Kosovo Prosecutorial Council opened vacancies for five Chief Prosecutor positions. The U.S. echoes the EU’s call for a fair, open, and inclusive selection process that values merit and gender representation. Public trust in the prosecution system and in the…