Arbëri

Hoti: Qeveria Kurti s’po punon në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, do të ketë largim të kuadrove

Ish-kryeministri Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë Kurti për buxhetin e ndarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai ka thënë se nuk po punohet në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së sipas planit 10-vjeçar të dakorduar me aleatët. 

Sipas tij, me buxhetin aktual, do të ketë largim të kuadrove nga ushtria.

Kjo dëshmohet me ndarjet buxhetore këto vite që shkuan, si dhe në planifikimet në tri vitet në vijim. 

“Në ‘Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2025-2027’, të cilën Qeveria e ka sjell në Kuvend para disa jave, shpenzimet për mbrojtje mbesin larg standardit të NATO-s prej 2% të vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto. Kështu nuk ndërtohet një ushtri që tenton të anëtarësohet në NATO. Kështu nuk mund të mbahet as stoku aktual i armatimit. Me këtë buxhet do të kemi largim të kuadrove nga ushtria. Me këtë buxhet nuk do të jetë tërheqëse për të rinjtë për të ndërtuar karrierë ushtarake”, ka shkruar ai.