Arbëri

Hoti kritikon Kurtin: Kur Kosova koordinohet me aleatët anëtarësohet, nuk kushtëzohet

Avdullah Hoti - ish-kryeminister i Kosoves

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke shfrytëzuar kushtëzimin nga shtetet evropiane që po i bëhet për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Franca dhe Gjermania kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk pranon që këto dy çështje të lidhen me njëra-tjetrën. Ndërkohë, Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën pa kushte.

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur absurd kushtëzimin e të dyja shteteve që Kosova ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatën Kushtetuese për interpretim.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet më 16 dhe 17 maj. Por ende nuk dihet nëse Kosova do të jetë pjesë e agjendës për t’u votuar si anëtarja më e re e Këshillit të Evropës.

Hoti ka thënë se kur Kosova koordinohet me aleatët anëtarësohet e nuk kushtëzohet. Ka përmendur organizatat në të cilat është anëtarësuar Kosova ndër vite.


Statusi i plotë i deputetit të LDK-së:

Kur Kosova koordinohet me aleatët, anëtarësohet… nuk kushtëzohet.

1. Council of Europe Development Bank – qershor 2013

2. Council of Europe Venice Commission – qershor 2014

3. Organisation internationale de la Francophonie – nëntor 2014 (vëzhgues)

4. South-East European Cooperation Process – maj 2015

5. European Qualifications Framework Advisory Group – dhjetor 2015

6. International Amateur Radio Union – dhjetor 2015

7. Permanent Court of Arbitration – janar 2016

8. European Federation of Journalists – janar 2016

9. International Consumer Protection and Enforcement Network – prill 2016

10. Association of Central and Eastern European Election Officials – shtator 2016

11. Egmont Group of Financial Intelligence Units – shkurt 2017

12. International Federation of Arts Councils and Culture Agencies – shkurt 2017

13. World Customs Organization – mars 2017

14. Bureau of International Expositions – mars 2017

LEXO EDHE: