Arbëri

Hidhet shok-bombë te ish-komuna paralele serbe

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një shok-bombë dyshohet se është hedhur pas mesnate afër ish-komunës ilegale në Leposaviq.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka thënë se nuk ka të lënduar. Rasti po hetohet.

“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë. Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin. Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore”, ka njoftuar PK.