Arbëri

Haziri konfirmon takimin Mustafa – Kurti, beson se bashkimi po ndodh

Foto: Koha

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka konfirmuar takimin Mustafa-Kurti në njërin nga restorantet në Prishtinë.

Haziri ka thënë se po punojnë që të arrihet marrëveshje me Vetëvendosjen.

Ka shtuar se posti i kryeministrit i takon LDK-së dhe ka ftuar këtë subjekt që t’i bashkohet LDK-së, raporton KTV.

“Ne jemi përafru, nuk kemi dallime. Jemi duke punuar ne këtë drejtim. LDK-ja e ka kandidaten e vet për kryeministre, Vjosa Osmanin. Ata defakto e kanë liderin e tyre, Albin Kurtin, që gjithë ka qenë i nominuar i vetëm i LV-së. Kësaj here i themi bashkohuni me ne, me Vjosën ja dalim. Ne po punojmë për bashkim. Besoj se bashkimi po ndodh”, ka thënë Haziri.

Në zyret e LDK-së ka hyrë edhe Korab Sejdiu, i cili ka thënë se është takuar me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin me qëllim siç ka thënë për ta ndihmuar arritjen e koalicionit LDK-LVV.