Arbëri

Hasani: Izraeli po lufton për jetë a vdekje, pa i shkatërruar grupet që e rrezikojnë s'do të ndalet

Enver Hasani, profesor

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se shtetit të Izraelit po i mohohet ekzistenca dhe ai nuk do të ndalet “pa i shkatërruar grupet terroriste”.

Hasani ka thënë se reagimi i Izraelit është “jetë a vdekje”.

“Ajo që shohim është reagimi i Izraelit për jetë a vdekje. Po i lufton organizatat terroriste që mohojnë dhunshëm ekzistencën e tij. Pa i eliminuar ato si rrezik ushtarak, e këtë po e bën, me Hamasin e Hezbollahun t’i neutralizojë, pa e bë atë, Izraeli nuk ndalet”, ka thënë ai.

Profesori i UP-së ka shtuar se në të ardhmen, vendet arabe duhet ta shohin më ndryshe Izraelin.

“Liderë arabë dhe të vendeve tjera duhet të mendojnë gjatë për mohimin e shtetit të Izraelit. Duhet të bëjnë zgjidhje mes dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës...Izraelit po i mohohet ekzistenca”, ka shtuar ai.


Hasani: Mënyra se si e ka refuzuar presidentja Isufajn për kryeprokuror, antikushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, tha se është antikushtetuese mënyra se si presidentja Vjosa Osmani e ka refuzuar propozimin që Blerim Isufaj të zgjidhet kryeprokuror.

Hasani ka thënë se ka argumente kundër Isufajt, por sipas tij ato “duhet të ndiqen sipas procedurave”.

“I kam pasur vërejtjet e mia dhe s’janë ndjekur procedurat. Por, mënyra se si e ka refuzuar presidentja ka qenë antikushtetuese. Duhet të ketë një procedurë të drejtë dhe të paanshme. Të hapet procedura sipas ligjeve dhe më i miri është ai kandidat që i kalon procedurat dhe s’ka pengesa ligjore. Presidentja ka të drejtë dhe duhet të japë arsye ligjore, por më vjen keq s’mund të përdorësh vlerësimin e shërbimit informativ si bazë për të më vlerësuar një post”, ka thënë ai.


Hasani: Pos Jahjagës, asnjë president pas luftës "nuk e ka ditur" vendin e vet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se vetëm ish-presidentja Atifete Jahjaga e ka ditur rolin e saj në këtë pozitë. 

Sipas tij, përveç Jahjagës asnjë president i Kosovës që nga pavarësia nuk e ka ditur vendin e vet. 

“Ajo (v.j. presidentja) nuk ka pushtet ekzekutiv. Shefi i shtetit nuk është pushtet, atë duhet ta kuptojë. Përveç znj.Jahjaga, asnjë pas luftës, pas pavarësisë, nuk e ka kuptuar se ai nuk është pushtet. Vetëm Jahjaga e ka ditur vendin e saj. Kjo për arsye se ka pasur këshilltarë të mirë. Vota (ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani) ka qenë votë e revanshit kundër këtyre që bënë një periudhë goxha të gjatë”, ka thënë ai të enjten në “Konfront” të KTV-së.


Hasani: Nuk mundesh me luftu Serbinë duke i dëmtuar bizneset e aleatëve në këtë vend

Enver Hasani, profesor i së drejtës ndërkombëtare, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po i dëmton bizneset me pasiguri, duke u shprehur se s’mund të luftojë Serbinë “duke i dëmtuar bizneset”.

Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront” të KTV-së, se pasiguria juridike i vë në ankth bizneset.

“S’mund të luftosh me Serbinë dhe t’i dëmtosh bizneset e aleatëve. Sikur në krejt rajonin, 50 për qind e investimeve janë gjermane, amerikane...Të ketë shumë kujdes, pasi 100 për qind na bëhet dëmi neve, bizneseve të Kosovës dhe tregtisë së lirë”, ka thënë Hasani.

Profesori i Universitetit të Prishtinës u shpreh se e ka të vështirë të racionalizojë qasjen e Kurtit.


Hasani: Arsyet e Qeverisë për bllokadë të mallrave të Serbisë nuk janë bindëse

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se arsyet e Qeverisë së Kosovës për bllokadën e mallrave të Serbisë nuk janë bindëse. 

Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Hasani ka thënë se ndonëse në arsyetim shihet se ka vullnet të mirë për ndryshime nga ana e Qeverisë, është skeptik se mund të ketë devijime. 

“Arsyetimi i Qeverisë në tekst lë të kuptohet se ka vullnet të mirë, ka ndryshuar për të mirë diçka. Megjithatë gjykuar nga hapat që Qeveria i ka marrë për çështje shumë më serioze siç ishte Këshilli i Evropës, të them të drejtën kam një lloj frike dhe skepticizmi si qytetar se mund të devijojë edhe këtu për arsye politikisht irracionale, nëse i krahasojmë me atë të KiE-së. Raportet e agjencive të ndryshme të specializuara, përfshirë DASH-in, më herët kanë qenë që arsyet e sigurisë nuk janë mjaftueshëm bindëse. Arsyet e Qeverisë fare nuk janë bindëse. Statistikat e ekonomistëve tregojnë se 1.6 miliardë ishte eksporti i Kosovës më 2020 në vendet e CEFTA-s. Imagjino 1 miliard e gjysmë t’i humbin si mundësi për t’i vënë jashtë Kosovës”, ka thënë ai.