Arbëri

Hargreaves diskuton për zgjedhjet me PDK-në

Jonathan Hargreaves

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza.

Ambasadori shkroi në Facebook të hënën se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe planet për zgjedhjet parlamentare.

“Sot u takova me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës - Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për t’i diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhje dhe forcimin e rolit të gruas në politikë”, ka thënë Hargreaves.

Ambasadori britanik një ditë më parë ka deklaruar se paqja dhe stabilitei në rajon nuk mund të arrihet pa u zbatuar në tërësi Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

A iështë shprehur qytetarët në Kosovë, me theks të veçantë ata në veri, “e paguajnë më së shtrenjti mosnormalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Për mua është e qartë se Kosova e ka një vizion të qartë për një shtet modern, demokratik, multietnik dhe evropian. Do të bëjmë çdo gjë që mundemi që ta mbështesim atë dhe të promovojmë paqen dhe stabilitetin në këtë rajon. Por, kjo nuk do të arrihet plotësisht derisa të mos zbatohen gjitha aspektet e Marrëveshjes Bazë dhe Marrëveshjes së Ohrit, si nga pala kosovare ashtu edhe nga pala serbe. Është thellësisht frustruese që kanë ndaluar negociatat aktualisht”, ka thënë Hargreaves.