Arbëri

Haradinaj: Shteti të veprojë për të zbardhur fatin e të zhdukurve

Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar nevojën për një vëmendje urgjente ndaj çështjes së të zhdukurve, duke kërkuar intensifikimin e përpjekjeve nga ana e shtetit për të zbardhur fatin e tyre.

"Një plagë e hapur kërkon vëmendje urgjente, andaj shteti ynë duhet të intensifikojë përpjekjet për zbardhjen e fatit të tyre," shkroi Haradinaj në postimin e tij në Facebook. 

Ai theksoi angazhimin e tij për drejtësi, duke nënvizuar se do të punojnë pa pushim në këtë drejtim, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.


Abdixhiku: Bashkësia ndërkombëtare ta mbajë lart në agjendë presionin ndaj Serbisë për të zhdukurit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta mbajë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb për fatin e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës.

“Bashkësia ndërkombëtare, BE, duhet ta mbajnë lartë në agjendën e tyre presionin ndaj shtetit serb në mënyrë që të gjithë ata të zhdukur, e që deri më sot nuk u dihet fati, të gjenden. Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësi i krimit e din se ku janë ato viktima”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka shtuar se bëjnë thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të instensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën.

Sipas tij, zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet një prioritet i pandryshuar dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës.

"Lidhja Demokratike e Kosovës, gjithashtu bën thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën. Zbardhja e fatit të tyre mbetet një prioritet i yni i pandryshuar, dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës". /KP