Arbëri

Haradinaj: Qeveria Kurti ka bërë çdo gjë që s’është dashur për përmirësim të tregut të punës

Ramush Haradinaj - kryetar i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka bërë krejt çka nuk është dashur që gjendja në tregun e punës të përmirësohet. 

Me rastin e 1 Majit, Dirës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ai ka vlerësuar se paga minimale në Kosovës vazhdon të mbetet një formë e asistencës sociale.

“Qeveritë e përgjegjshme bëjnë çmos që të drejtat, kushtet dhe mundësitë e punëmarrësve të shënojnë progres. Qeveria Kurti ka bërë krejt çfarë nuk është dashur, që gjendja në tregun e punës të mos shënojë asnjë progres. Paga minimale mbetet një formë e asistencës sociale. Paga mesatare mezi prek kufirin e mbijetesës. Në përgjithësi pagat në sektorin publik dhe atë privat mbetën më të ulëtat në rajon. Kjo madje në një periudhë kur inflacioni është i papranushëm për kapacitetin e mangët financiar dhe ekonomik në nivel vendi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se punëmarrësit e sektorit publik vazhdimisht përballen me trajtim jo meritor dhe diskriminues.

Sipas tij në Qeverinë Kurti dialogu me sindikata është transformuar në një platformë monolgu, “ku qeveria Kurti justifikon dështimet, shpërfaqë arrogancën, dhe monopolizon vendimmarrjen në lidhje me zhvillimin njerëzor dhe ekonomik”.

“Pra edhe sot, më 1 Maj, shohim më shumë retorikë, më shumë uniformitet, më shumë migrim, dhe më pak shpresë. Kjo është oferta e një qeverie populiste!”, ka shkruar Kurti.