Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e vështirë të kuptohet logjika e pushtetit. Sipas tij, eksponentët e pushtetit vazhdimisht thonë se drejtësia në Kosovë nuk është e pavarur e në anën tjetër kërkojnë ekstradimin e kryeterroristit të Banjskës, Milan Radoiçiq.
Siç thotë kryetari i AAK-së, Qeveria nuk mund ta bindë botën për ekstradimin e Radoiçiqit m
“Qysh ta kuptojmë logjikën e këtij pushteti? Ka vendosur kusht të dialogut ekstradimin e Radojçiqit drejtësisë së Kosovës, e në të njëjtën kohë prej Kryeministrit, te Ministrja e Drejtësisë e tek deputetët e VV-së, krejt çka dëgjojmë është se drejtësia e Kosovës nuk është e pavarur. Dëgjojmë nga ata se opozita e kontrollon Prokurorinë, se gjyqtarët dhe prokurorët janë të kapur dhe vendimet e drejtësisë në vazhdimësi janë subjekt i interpretimeve politike të pushtetit. Nëse e bindin botën se drejtësia nuk është e pavarur, si mendojnë se dikush do t'ua ekstradojë Radojçiqin? Apo e kanë këtë kërkesë vetëm për konsum të brendshëm elektoral?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook të shtunën.
Ai ka sulmuar kryeministrin Albin Kurti që “paradite thotë se Kosova është vendi më demokratik në rajon, e pasdite ai dhe njerëzit e tij e sulmojnë pavarësinë e drejtësisë dhe bëjnë përpjekje të hapur për ndërhyrje te gjyqësori”.
“Kjo lidhje me shtet demokratik nuk ka. Përnjëmend, pushtet i çuditshëm!”, ka shkruar tutje ai.