Arbëri

Haradinaj përshëndet aksionin e Policisë në Gjakovë, kërkon dyfishim të pagave të policëve

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur aksionin e Policisë së Kosovës në Gjakovë të dielën, ku janë ndaluar katër “pelegrinë” serbë, prej tyre një toger dhe një ushtar i Serbisë. 

Haradinaj ka thënë se dyfishimi i pagave të policëve të Kosovës është detyrim. 

“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye. Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë. Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.