Arbëri

Haradinaj: Kurti, shef i korrupsionit

Albin Kurti - Ramush Haradinaj

Albin Kurti - Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për korrupsion. 

Sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë më shumë korrupsion sesa në qeverisjen aktuale.
Haradinaj ka thënë se Kurti ka dhënë autorizime të pakufizuara miqve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri.

“Vetëm ka filluar që të sillet si opozitë e ardhshme meqë nuk do ta krijojnë Qeverinë më, ata vetëm kanë filluar me hidhërimet e veta në mënyrën e tyre të sjelljes, po e shohim një Vetëvendosje që e kemi parë shumë herë në opozitë. Për fat të keq korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më shumë se tani unë e kam vërejtur herët sepse do të ketë shumë korrupsion për shkak të lidhjeve, Kurti i ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij, besnikëve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri. Ky është shefi i korrupsionit, vetë Kurti, i të këqijave që ndodhin”, ka thënë Haradinaj për EO.