Arbëri

Haradinaj: Kemi pritur rezultat ndryshe

Ramush Haradinaj

Foto: Arkiv

Foto: Alban Bujari

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, në të cilat koalicioni i tij me Nismën doli i katërti me 7 për qind të votave.

Në një shkrim në Facebook, Haradinaj tek ka falënderuar 66 mijë votuesit ka thënë se ka pritur rezultat ndryshe.

“Kemi garuar me një vizion të qartë, atë të sigurisë, prej të cilit do të derivonin edhe siguria ekonomike dhe mirëqenia e qytetarit të Republikës së Kosovës. Tashmë jemi deklaruar se rezultatin e kemi pritur ndryshe, por kjo asnjëherë nuk do të thotë se harrojmë të ju jemi mirënjohës përzemërsisht 66 mijë e 256 votuesve të Aleancës. E dimë saktë se, sado që jemi në numër dhe përfaqësim, nuk do të rreshtim së punuari për një Kosovë të sigurt, të zhvilluar e të avancuar ndërkombëtarisht”, ka shkruar ai. “Do të jemi këtu, gjithmonë në shërbimin e secilit qytetar, pa përjashtim. Aleanca ka qenë dhe është në kontratë të përjetshme vetëm me qytetarin e Kosovës”.

Koalicioni AAK-Nisma ka siguruar tetë ulëse në Kuvend. Nga këto tetë ulëse, tri janë të Nismës.