Arbëri

Haradinaj gjatë vizitës së Begajt në Deçan: Gjaku s’bëhet ujë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa e ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për vizitën e tij në Gllogjan dhe në komunë të Deçanit, ka thënë se gjaku nuk bëhet ujë. 

“Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri! Faleminderit President Begaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin ‘Qytetar nderi i Deçanit’.