Arbëri

Haradinaj: Beteja e Kaqanollit, ndër më e rëndësishmja e UÇK-së

Beteja e Kaqanollit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka konsideruar si ndër më të rëndësishmen për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës Betejën e Kaqanollit, ku 26 vjet më parë ranë dëshmorë Bekim Maliqi, Bekim Lushtaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu.

Ai ka thënë në Facebook të dielën se “krismat e armëve nga Zona Operative e Llapit ishin sinjal i keq për armikun”. Haradinaj ka shtuar se kjo betejë u bë “shkatërrimtare për planet djallëzore të armikut”.

“26 vjet më parë, nisi një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare. Krismat e armëve nga Zona Operative e Llapit ishin një sinjal i keq për armikun. Në Betejën e Kaqanollit, ata kuptuan se fryma e mbjellë nga Zahiri, Hakifi e Iliri, jo vetëm që nuk ishte shuar, por do të bëhej gjithashtu shkatërrimtare për planet e tyre djallëzore. Sot, ne përulemi me respekt para dëshmorëve që dhanë jetën: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu”, ka deklaruar ai.

Deputeti i AAK-së ka thënë se kujtimi për ta “na bënë më të fortë për të rikthyer shpresën për qytetarët”.