Arbëri

Haradinaj akuzon Kurtin për tradhti ndaj besimit të qytetarëve

Ramush Haradinaj - AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeverisja aktuale po e dëmton shtetin dhe e ka tradhtuar besimin e qytetarëve, duke shtuar se kjo e ka futur vendin në varfëri.

Haradinaj ka shtuar se AAK-ja është e vendosur që Kosovës ta rreshtojë si anëtare e NATO-s, sipas tij, SHBA-ja është aleati i përjetshëm.

“Aleanca me partnerët e koalicionit ka ofruar një alternativë qeverisëse për ta bërë të mundur ndryshimin e madh për të cilin ka nevojë Kosova, një qeverisje me vizion për rikthimin e shpresës, për orientimin e vendit drejt prosperitetit e integrimit euro-atlantik. Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë”, ka shkruar Haradinaj të dielën në Facebook, duke bërë të ditur se këto i ka thënë para qytetarëve në Klinë.

Qeverinë Kurti e ka kritikuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kreu i saj, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova është e izoluar dhe e sanksionuar, e sipas tij, mërgata duhet të orientohet kah kjo parti.