Arbëri

Hapet thirrja për aplikim për subvencione në bujqësi

bujqesi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot, 3 prill, periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione. Përmes këtij programi, ministria thotë se do të mundësohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe forcimi i kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve.

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2025, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 2 maj ora 16:00.

“Në kuadër të Programit të këtij viti, është mundësuar përdorimi i ortofotove më të fundit të vitit 2024 dhe MBPZhR-ja ka sjellë përmirësime të mëdha në digjitalizimin e parcelave dhe kontrollin në terren. Ky ndryshim do të lehtësojë edhe më shumë aplikimin për subvencione dhe do të sigurojë me saktësi gjendjen në terren”, ka njoftuar ministria.