Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, është takuar të enjten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hamza ka njoftuar se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së.
“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”, ka shtuar Hamza në Facebook.