Është liruar nga akuza për terrorizëm i akuzuari për Hadi Nura, pasi që nuk është vërtetuar se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet.
Lidhur mbi vendimin, gjyqtari Kushtrim Shyti njoftoi palët me të drejtën e ankesës në afat ligjor prej 30 ditëve për në Gjykatën e Apelit si dhe që shpenzimet bien në barrën e buxhetit të gjykatës.
Paraprakisht gjatë kësaj seancë, u diskutua lidhur me kërkesën e mbrojtësit të Nurës, avokatit Besnik Berisha, për shpalljen e papranueshme si provë transkriptin e SMS-ve pasi që ishin marrë pa urdhër të marrjes retroaktive nga ana e gjykatës. Berisha ka thënë se për këtë rast nuk ka pasur as vendim për fillim të hetimeve. Lidhur më këtë, prokurorja e çështjes, Fikrije Fejzullahu, ka thënë që për marrjen e këtyre transkriptave ka pasur urdhër. Pas kësaj, trupi gjykues mori aktvendim me të cilën shpalli të papranueshme provën e trasnkriptit së mesazheve.
Në këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë më 17 korrik 2018 kishte dënuar me 18 vjet burgim A.K., B.Sh, E.L., A.B., J.B., B.H., K.B.. Për të akuzuarin Hadi Nura, gjykata jashtë seancës, kishte marrë vendim që të veçojë procedurën, e kjo për arsye se i akuzuari Nura ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kishte për të kryer disa trajtime mjekësore jashtë vendit.
Këta akuzoheshin se në periudha të ndryshme kohore, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, kishin udhëtuar për në Turqi, e më pas për në Siri, ashtu që kanë kryer stërvitjet ushtarake dhe fizike si pjesë e organizatës terroriste “ISIS”. Sipas aktakuzës, së 7 majit 2015, Nura dhe të akuzuar të tjerë kanë luftuar në Siri për një kohë, e më vonë janë kthyer në Kosovë. Me këtë, ata akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”./BpD