Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tani përfaqësues për misione të veçanta në Administratën Trump, ka reaguar ndaj deklaratës së kryekuvendarit Glauk Konjuca, i cili ka thënë se administrata Biden e ka vendosur Kosovën në “disavantazh” ndaj Serbisë.
Grenelli ka pyetur se pse Qeveria aktuale nuk është ankuar asnjëherë më parë, por ka zgjedhur ta bëjë tani.
“Kaluan katër vjetët e fundit duke komplimentuar Joe Bidenin dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tij. Pse nuk u ankuan kurrë më parë?”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Konjufca ka deklaruar se Administrata e Bidenit dhe e Barack Obamas e kanë vënë Kosovën në një situatë të pafavorshme.
They spent the last 4 years complimenting Joe Biden and attending his conventions and parties.
Why didn’t they ever complain before? https://t.co/Ca6XhODOYY— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 22, 2025