Arbëri

Grenelli kërkon t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale: E gjitha është politike

Richard Grenell

Richard Grenell

Emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë. 

Ai ka thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda. 

“Ndalni fondet për këtë gjykatë! E gjithë kjo është politike. Miliarda janë shpenzuar e shpërdoruar”, ka shkruar Grenell në platformën “X”. 

Grenelli vazhdimisht ka qenë kritik ndaj Gjykatës Speciale.

“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”, kishte shkruar Grenelli në platformën “X” në ditën e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.