Arbëri

Gjinovci: Opozita të lutet që Kurti të mos japë dorëheqje sepse zhduket demokracia

Panelisti në “Konfront” të KTV-së, Rron Gjinovci, ka thënë se partitë opozitare në vend nuk i dëshirojnë zgjedhjet e parakohshme ashtu siç po deklarohen. 

Sipas Gjinovcit, opozita duhet të lutet që kryeministri Albin Kurti të mos japë dorëheqje, pasi sipas tij, në zgjedhjet e parakohshme do të fitonte bindshëm. Me këtë rast, ai ka vlerësuar se do të zhdukej demokracia në vend. 

“Opozita nuk po i kërkon (v.j. zgjedhjet e parakohshme), opozita shiko se çfarë po bën, e gjithë bota e di se opozita pas ditës së zgjedhjeve sërish i kërkon zgjedhjet. A e di se kur e ka seriozisht opozita? Kur u thotë kryeministri që të shpërbëhet Kuvendi, ata thonë që të japë dorëheqje. Nuk dëshiron opozita e Kosovës që të shkojë në zgjedhje, sidomos me sukseset e këtyre ditëve të fundit. Nuk ka ku të shkojë në zgjedhje sepse zhduket demokracia në Kosovë. Kurti dëshiron që në korrik apo në gusht të shkojë në zgjedhje, kur është diaspora këtu. Ai mund t’i dërgojë në zgjedhje vetëm duke dhënë dorëheqje. Opozita duhet të lutet që Kurti mos ta ketë planin më djallëzor”, është shprehur Gjinovci. 


Spahiu propozon ligj që do të mund të përjashtonte gjykatësit

Panelisti në “Konfront” të KTV-së, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se para se të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, Kosova do të duhej ta bënte ligjin që e lejon përjashtimin e gjykatësve.

Mbi debatin për rrugën e Kosovës drejt KiE-së, Spahiu ka thënë se ky ligj do të ishte mekanizëm i fortë që gjykatësit të tregojnë përpikshmëri. 

“Ajo çfarë do të duhej të bënte Kosova në prag të anëtarësimit në Këshillin e Evropës është ta nxjerrë një ligj që të gjithë ata gjyqtarë, lëndët e të cilëve i prish Këshilli i Evropës, t’i përjashtojë nga puna. Thjesht gjëja më e vogël, sepse ata në radhë të parë paguhen nga buxheti i Kosovës. Qoftë në lëndë civile apo penale, gjithmonë buxheti i shtetit dëmtohet. Ky ligj do t’i bënte gjykatësit të jenë më të përpiktë, që të fillojnë të mësohen, të mos i zgjedhin lëndët shkel e shko, ose në bazë të korrupsionit. Ky do të ishte një mekanizëm jashtëzakonisht i fortë”, ka thënë ai. 

Analisti Nexhmedin Spahiu
Analisti Nexhmedin Spahiu

Sopi për KiE-në: Fitore e Qeverisë, gjykatat të zgjohen nga gjumi

Panelisti në emisionin “Konfront” të KTV-së, Agim Sopi, e ka quajtur fitore të Qeverisë Kurti kalimin e raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti pati sukses në “luajtjen e një loje të sofistikuar ndaj Serbisë”, duke thënë se Beogradi zyrtar tregoi fytyrën e vërtetë me veriun.

Është fitore e Qeverisë Kurti...Albin Kurti e ka luajtur një lojë  të sofistikuar që e ka tërhequr Serbinë në gropa të vogla të kamufluara për të treguar fytyrën e vërtetë të Serbisë. Nga marrëveshja e Brukselit kemi parë një situatë të tensionuar, një lojë me veriun dhe për të mos realizuar marrëveshjen e Brukselit”, ka deklaruar ai.

Sopi i ka bërë thirrje sistemit gjyqësor në Kosovë “të zgjohet nga gjumi” me trajtimin e rasteve.

Agim Sopi, Qeveria Kurti