Arbëri

Gjermania e vlerëson “hap konkret” vetëm dërgimin e draftstatutit në Kushtetuese

Ambasadori i Gjermanise ne Kosove, Jorn Rohde

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se vetëm dërgimi i draftstatutit për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese konsiderohet si “hap konkret” për themelimin e tij, duke iu përgjigjur ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila të enjten në letrën drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, zotohet që do ta çojë një draftstatut të Asociacionit të punuar nga vetë Qeveria në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të këtij muaji.

Por ambasada gjermane ka përsëritur që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës të ishte i suksesshëm duhej që draftstatuti të dërgohet në Kushtetuese para mbledhjes së Komitetit të Ministrave, që mbahet sot dhe nesër. 

 “QUINT-i dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm. Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave do të ishte hap i tillë. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: ‘Kosova tani duhet ta bëjë pjesën e rëndë’. Kjo ende nuk ka ndodhur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për KOHËN.

Gërvalla të enjten ia ka drejtuar letrën Rousopoulosit, në përpjekjen e fundit që Kosova të përfshihet në agjendën e Komitetit të Ministrave më 17 maj për t'u votuar anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Gjermania dhe Franca janë dy shtetet që kanë kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me "hapa konkretë" për formimin e Asociacionit. 

LEXO EDHE: