Arbëri

Gjeneralmajor Barduani merr komandën e KFOR-it

Foto: EO

Foto: EO

Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka marr detyrën e komandantit të KFOR-it nga komandanti i deritanishëm, gjeneralmajor i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash. 

Barduanit detyra i është dorëzuar në një ceremoni në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku ndër të tjerë kanë marr pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

Barduani pritet të jetë në këtë detyrë për një periudhë njëvjeçare. Gjeneralmajor Barduani do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it. 

Barduani do të jetë gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it. Ai ka pasur karrierë të gjatë si brenda dhe jashtë Italisë. Posti i tij i fundit ishte në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, ku shërbeu si shefi i politikës së mbrojtjes.

Ulutash javët e fundit është pritur në takime lamtumirëse nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci e ai i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.