Arbëri

Gjendet shtetasi i huaj që kishte humbur mbrëmë në Brezovicë

shpetohet shtetasi i huaj

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore shtetasi i huaj që kishte humbur mbrëmë në qendrën skitare të Brezovicës. 

Shërbimi ka bërë të ditur se kishte pranuar mbrëmë thirrjen emergjente nga shtetasi i huaj që gjatë një aktiviteti bjeshkatar në zonën e qendrës skitare të Brezovicës (luginën e Majës së Livadheve”, shkaku i errësirës kishte humbur orientimin. 

“Një ekip i ShKShMK i përbërë me anëtarë nga stacioni i Prizrenit dhe i Gjilanit menjëherë kanë identifikuar pozicionin e tij gjeografik dhe janë nisur për kërkimin e tij. Pas një kohë të shkurtër është bërë lokalizimi i personit të humbur, i cili kishte mbetur i bllokuar në një greminë ndër majën e Livadheve. Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore ka qenë stabile, por në mungesë të veshmbathjes adekuate ka pasur të ftohtë. Të humburit i është dhëna ndihma e parë duke e ngrohur dhe ushqyer, pastaj është evakuuar deri te patrulla e policisë në qendrën skitare të Brezovicës. Apelojmë te gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve në RKS dhe rajon që të kenë kujdes në planifikimin e aktiviteteve të tyre dhe të posedojnë pajisje adekuate. E falënderojmë Policinë e Kosovës për bashkëpunim dhe gatishmërinë e treguar”, është njoftuar nga SHKSHMK-ja.