Arbëri

Gjatë javës së ardhshme moti në Kosovë relativisht i qetë

Moti ne Kosove - foto nga oborri i Fakultetit Filologjik

Foto: KOHA

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i qetë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta. Kjo gjendje pritet të jetë nga e hëna deri të mërkurën. Të enjten parashihen vende-vende reshje shiu, ndërsa në ditët pasuese pritet të ketë rritje graduale të temperaturave. 

Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët e me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen mes minus 4 dhe minus 2 gradë celsius, e maksimalet 1-4 gradë celsius. 

Mot afërsisht i ngjashëm pritet të mbajë edhe të martën, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri 6 gradë celsius. Të mërkurën do të ketë ngritje të temperaturave maksimale deri në 9 gradë celsius, ndërsa të enjten parashihet mot i vranët e me intervale me diell. 

Temperaturat minimale do të sillen mes minus 1 dhe 2 gradë celsius e maksimalet mes 7 dhe 11 gradë. 
Të premten temperaturat do të arrijnë deri në 13 gradë.