Arbëri

Gërvalla kërkon të ndahen 200.000 euro për t’u solidarizuar me Bosnjën

Donika Gërvalla

Mbledhja e Qeverisë

Foto: Alban Bujari

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka propozuar Qeverisë që t’ia ndajë 200.000 euro për Bosnjë-Hercegovinën që së fundmi u përball me përmbytje vdekjeprurëse. Në mbledhjen ekzekutivit të mërkurën, Kurti u shpreh se për këtë duhet një mbledhje tjetër për t’u përgatitur vendimi .

“Të marrim mendimin tuaj për një kërkesë që do ta kemi për solidarizim me Bosnjën. Do të kërkoja solidaritetin tuaj me një shumë prej 200.000 eurosh. Nëse nuk ka kundërshtim këtu, atëherë kryeministër do të dërgonim kërkesën zyrtare”, ka thënë Gërvalla.

Të paktën 21 persona humbën jetën nga përmbytjet dhe 16 konsiderohen të zhdukur nga përmbytjet në Bosnjë.

Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) e kishte shpallur “gjendje të fatkeqësisë natyrore” pas reshjeve të shumta që shkaktuan rrëshqitje dhe lëvizje të tokës.