Arbëri

Gërvalla: Evropianët folën qartë dhe me zë të lartë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e Dora Bakoyannisit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill.

“Evropianët kanë folur qartë dhe me zë të lartë! Mirënjohës të gjithë deputetëve të Asamblesë Parlamentare për përkrahjen e palëkundur sonte për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Përpara për te momenti tjetër historik”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz për platformën “X”. 

Në prononcim për media pas takimit, Gërvalla ka thënë se me votimin në Asamble është konfirmuar se Kosova i plotëson të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshill të Evropës. 

“Votimi i sotëm është vlerësim i arritjeve të mëdha që ka bërë Republika e Kosovës...Me votën masive të dhënë sot në Asamblenë Parlamentare është konfirmuar se Kosova i plotëson të gjitha kushtet me u anëtarësuar në Këshill të Evropës. Kjo votë duhet t’i jepte fund të gjitha diskutimeve se a duhet  të ketë kërkesa shtesë”, ka thënë Gërvalla.  

Lexo përditësimet tjera
Presidentja Vjosa Osmani

Osmani falënderon të gjithë deputetët që votuan pro Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë deputetët që votuan pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të...