Arbëri

Gati 20.000 familje kosovare jetojnë me qira

Jetesa në banesë

Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë. Në mesin e të dhënave janë edhe ato të ekonomive familjare, sipas statusit të banimit.

Sipas ASK-së, 339.136 familje të Kosovës jetojnë në prona të tyre, ndërsa 19.229 të tjera janë me qira.

Në mesin e të dhënave janë edhe 7.189 familje që jetojnë në forma të tjera të shfrytëzimit.

Në këto statistika prin Prishtina. 49.664 familje në kryeqytet jetojnë në prona të tyre, e 7.083 me qira.