Arbëri

Gashi: Pa VV-në, mërgata do të ishte e shkyçur nga vendimmarrja në Kosovë

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Liza Gashi

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Liza Gashi, ka thënë se mërgata është përfshirë në proceset vendimmarrëse të Kosovës falë angazhimit të Qeverisë Kurti.

Ajo lavdëroi vendimet e partive politike që në listë të kenë kandidat nga diaspora. Edhe kjo, sipas saj, është arritur falë LVV-së.

“Gëzohem shumë që në Kosovë më nuk diskutohet për mërgatën si sasi, por kyçjen e tyre direkte në institucione. Gëzohem që secila parti ka vendosur mërgatën në planet e tyre. Është falë angazhimit të pashoq të Lëvizjes Vetëvendosje. Sikur LVV-ja të mos angazhohej në këtë terren, mërgata do të ishte e shkyçur nga vendimmarrja në Kosovë. Gëzohem që partitë kanë vendosur të kandidojnë me kandidat për deputet nga diaspora”, ka thënë ajo në “Zgjedhjet në Kohë”.

Teksa Ukë Blakaj i AAK-së akuzonte se LVV-ja nuk ka ndërmarrë asgjë për mërgatën, Gashi ka thënë se kanë zhvilluar mbi 200 takime në çdo cep të botës për t’i kuptuar nevojat e tyre, të cilat thotë se janë futur në planprogram.

“Me marrjen e mandatit, unë kam qenë bashkë me ministren Gërvalla në Stuttgart, Mynih, në çdo cep ku kemi pasur takime bilaterale. Për herë të parë, mërgata është trajtuar si partner i barabartë. Që në start, kemi filluar dialog të dyanshëm. Detyra parësore prej që jam futur në qeverisje ka qenë të krijojë një mekanizëm që ka komunikim të dyanshëm. Mbi 200 takime janë mbajtur në çdo cep të botës për t’i kuptuar nevojat e mërgatës të cilat janë futur në program”, ka thënë Gashi, e cila ka shërbyer si zëvendësministre në Ministrinë e Jashtme gjatë kësaj qeverisje.

Lexo përditësimet tjera
Debati

Cilat janë premtimet e partive për diasporën?

“Cilat janë premtimet e partive për diasporën?” qe tema mbi të cilën u debatua në “Zgjedhjet...