Arbëri

Gashi: Kthimi i Grenellit e rrit Kurtin

Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi (Foto: Rrjedha - KTV)

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka deklaruar se Kosovës i konvenon që Albin Kurti të jetë kryeministër edhe për një mandat. Ai ka thënë të dielën në podcastin “Rrjedha” në Kohavision, se edhe rikthimi i Richard Grenellit me administratën Trump “do ta bëjë me interesante lojën”, duke aluduar në proceset politike.

“Do të bëhet loja shumë interesante. Edhe ardhja e tij (Richard Grenellit v.j.) në këtë pozitë e rrit Albinin sepse një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës do të mendojnë se, edhe ashtu është besoj edhe unë, që është në interesin e Kosovës të jetë në pushtet ky”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, Kurti është lideri që duhet të ballafaqohet me presionin e Grenellit dhe të Trumpit “për një konsension me Serbinë”.

“...Më mirë të jetë ky, se ata përfaqësuesit e LDK-së, AAK-së e PDK-së. Me çka mbahet Albini në pushtet edhe për një mandat është se na ‘shantazhon’ me Serbinë. ‘Nëse s'jam unë në pushtet’ thotë, ‘veriun e Kosovës do ta keni nën kontroll të bandave kriminale të kontrolluara nga Vuçiqi dhe të lejuara nga partitë opozitare’”, ka thënë Gashi.

VIDEO: