Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se në afat rekord po sanohet defekti i gypit kryesor në afërsi të Uglarit, me ç'rast uji ka nisur të lëshohet në Fushë-Kosovë dhe në lagjen “Kalabria”.
Kompania ka njoftuar në Facebook se furnizimi me ujë filloi të kthehej rreth orës 19:30.
Fushë-Kosova dhe lagjja “Kalabria” mbesin pa ujë, shkak një defet në gypin kryesor
KRU Prishtina ka njoftuar se shkaku i një defekti në gypin kryesor të ujit në afërsi të Uglarit, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për Fushë-Kosovën dhe lagjen “Kalabria” në Prishtinë.
KRU Prishtina ka thënë se ekipet gjenden në terren.
“Për shkak të një defekti të sapo ndodhur në gypin kryesor të ujit në afërsi të Uglarit, jemi të detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë për konsumatorët e Fushë-Kosovës dhe lagjes Kalabria në Prishtinë. Ekipet janë në terren dhe po shpresojmë të riparohet sa më shpejt të jetë e mundur. Mbeteni të informuar!” – ka njoftuar KRU Prishtina nëpërmjet një njoftimi në Facebook.