Arbëri

FSK-ja stërvitet me ushtrinë turke për përdorimin e antitankut HAR-66

Forca e Sigurisë së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar stërvitje ushtarake me instruktorë të ushtrisë turke në përdorimin e antitankut HAR-66.

FSK-ja ka njoftuar të dielën se janë përgatitur nënoficerët dhe oficerët për ngritje të kapaciteteve profesionale ushtarake, me standarde të vendeve të zhvilluara.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar tutje se trajtimi është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes FSK-së dhe Republikës së Turqisë

“Instruktorë të ushtrisë turke realizuan trajnim teorik e praktik në përdorimin e Antitankut HAR-66, duke përgatitur e trajnuar nënoficerët e oficerët e Kosovës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarake me standardet e vendeve të zhvilluara duke krijuar kështu ndërveprueshmëri me partnerët në të mirë të paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.