Arbëri

FSK-ja përfundon trajnimin e grupit të dytë të ukrainasve për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Forcat e Sigurisë së Kosovës përfundojnë trajnimin e grupit të dytë të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Forcat e Sigurisë së Kosovës përfundojnë trajnimin e grupit të dytë të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar trajnimin e grupit të dytë të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. 

Të premten është mbajtur ceremonia e përfundimit të këtij trajnimi të quajtur EOD Niveli 2, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” në Prizren.

Ky grup është trajnuar për 6 javë në metodat e eliminimit të rreziqeve nga mjetet shpërthyese nga instruktorët e EUCOM dhe Kompanisë së Deminimit.

“FSK me kapacitetet e saj do të vazhdojë të japë mbështetjen bashkë me aleatët Amerikan për Ukrainën në trajnimin e personelit shtesë për punën në fushat e minuara dhe largimin e mjeteve shpërthyese në Ukrainë si dhe në fusha tjera relevante”, thuhet në njoftim.