Arbëri

Franca dënon sulmin në Zubin-Potok, përshëndet edhe qëndrimin e Serbisë

Emmanuel Macron

Franca ka dënuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Në një komunikatë për media, Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se sulmi ka mundur të ketë pasoja të konsiderueshme, sidomos në furnizim me ujë dhe energji.

“Franca shpreh solidaritetin me Kosovën dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë. Bëjmë thirrje për zbardhje të plotë të sulmit dhe që përgjegjësit të sillen para drejtësisë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së franceze.

Ndërkohë, në këtë komunikatë, është mirëpritur edhe “vullneti i shprehur nga autoritetet e Serbisë për të bashkëpunuar në kërkimin për përgjegjësit e sulmit, të cilin e kanë dënuar”.

Infrastruktura kritike e Kosovës ka përjetuar mbrëmë sulmin më të madh terrorist, që nga paslufta. Pasi në veri, kanali i Ibër-Lepencit është goditur me eksplozivë, autoritetet e kanë rivendosur rrjedhën dhe kanë parandaluar kolapsin energjetik. Policia, ndërkaq, ka siguruar prova dhe ka arrestuar disa nga të dyshuarit. Kryeministri Albin Kurti e fajësoi Serbinë për sulmin.