Arbëri

"Fourth Wave": Regjistrueset e popullsisë janë përballur me ngacmim

Fourth Wave

Organizata "Fourth Wave", ka organizuar një aksion para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Përfaqësues të kësaj organizate kanë mbajtur në dorë një baner me mbishkrimin “Kam shkuar për regjistrim, jam përballur me intimidim. Siguria është detyrë e shtetit”.

Ata kanë thënë se gra regjistruese gra janë lajmëruar te ta dhe kanë thënë se gjatë regjistrimit janë përballuar me intimidim dhe ngacmim.

I pyetur rreth ngacmimeve, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën e mbajtur të martën  ka thënë se nuk ka pasur ndonjë ankesë të tillë.