Policia është ftuar sot nga mjeket në qendrën e testimit të shpejtë në Prishtinë. Fluksi i madh i qytetareve dhe mosrespektimi i masave ka bërë që mjekët të kërkojnë ndihmë nga forcat e rendit për të kryer punën.
Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi ka thënë se 3 ditët e fundit ka pasur fluks të madh të qytetarëve dhe disa prej tyre nuk kanë respektuar radhën për testim.
"Disa kane ardhur pa maska dhe kanë bërë presion te laborantët, për këtë e kemi ftuar policinë", ka thënë Gashi.
Janë rreth 600 persona që testohen brenda ditës me teste të shpejta.