Arbëri

Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës.

Siç është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, testimet po kryhen në këtë institucion.

“Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjesëtarëve të Policisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

SHSKUK-ja dhe Policia e Kosovës më parë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të PK-së.