Arbëri

Fëmija nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor

Fëmija nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor dhe është dërguar në Shqipëri për trajtim të specializuar.

Në njoftim shkruhet se fëmija aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ku po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm.

Ndërsa familja e tij, përfshirë babanë, vëllain dhe motrën, janë akomoduar në një qendër refugjatësh në Babrru të Tiranës.

OBSH-ja në Shqipëri ka ndarë pamje nga evakuimi i fëmijës, ndërsa ka vlerësuar përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, që kanë kontribuar në realizimin e kësaj ndihme humanitare. /EuronewsAlbania