Arbëri

Fejza e VV-së: Aktorët po e quajnë pagë për mbijetesë pagën 880 euro

Arjeta Fejza VV

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka deklaruar se është ofenduese që aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës po e quajnë “pagë për mbijetesë” pagën prej 880 eurove.

Ajo ka thënë se me ngritjen e koeficientit dhe me vendimin e Qeverisë, paga e artistëve do të jetë 1.000 euro.

“Aktorët e Teatrit po e quajnë pagë për mbijetesë pagën 880 eurove. Është shumë e rëndësishme të flasim me shifra...Unë mendoj se kjo është ofendim. Po ashtu, me ndryshimet e reja që janë bërë, me ngritjen e vlerës së koeficientit sivjet dhe me vendimin e Qeverisë në fundvit, kjo vlerë do të mbërrijë në 1.000 euro”, ka deklaruar Fejza.

Ajo u shpreh në “Zgjedhjet në KOHË se një prej kërkesave të grevistëve është që të kenë pagën e udhëheqësit artistik të Teatrit, e që sipas Fejzës, kjo është në kundërshtim me ligjin.