Arbëri

Famullitari i Katedrales së Prishtinës viziton BIK-u, uron të gjithë për festën e Kurban Bajramit

Myftiu Naim Ternava me Don Agim Qerkinin famullitarin e Katedrales ne Prishtine

Famullitari i Katedrales së Prishtinës, Don Agim Qerkini, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku në emër të ipeshkvit të Kosovës dhe të Kishës ka uruar festën.

“Siç e theksoj myftiu ne festojmë së bashku gjithmonë festat tona, janë një shembull e dëshmi e mrekullueshme, jo vetëm e tolerancës por edhe mirëqenies në popullin e shoqërinë tonë”, ka thënë Qerkini. 

Ai ka kujtuar edhe fetën e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, si dhe të zhdukurit me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë dhe familjet e tyre. 

Ai po ashtu ka përmendur edhe ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të Euro 2024 mes Shqipërisë e Italisë, të cilën Shqipëria e humbi 2:1. Shqipëria kaloi në epërsi pas 23 sekondave me golin e Nedim Bajramit. 

“Mbrëmë filluam të festojmë festën e Bajramit, në vigjiljen e festës, me golin e parë që shënuam kundër Italisë në kampionat, por nuk na zgjati gëzimi shumë. Urojmë sot të festojmë me gjithë zemër e gëzim”, tha Qerkini. 

Lexo përditësimet tjera
Falja e Kurban Bajramit - 2024

Në festën e Kurban Bajramit bëhet thirrje për solidaritet e atdhedashuri

Besimtarët e fesë islame po kremtojnë festën e Kurban Bajramit edhe në Kosovë. Që nga mëngjesi...