Arbëri

Emisari i ri i BE-së për dialogun merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Peter Sorensen

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar biseda të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. 

Në njoftimin e lëshuar në llogarinë zyrtare të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun në platformën “X”, thuhet se Sorensen ka marrë ftesë nga Bislimi dhe Petkoviq që t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

“Bisedova ndaras me dy kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimi dhe të Serbisë, Petar Petkovq sot. Bisedat ishin të mira dhe mirëprita ftesat e tyre për t’I vizituar së shpejti Kosovën dhe Serbinë”, thuhet në njoftim. 

Sorensen ka pranuar postin në fillim të këtij muaji.