Arbëri

Emisari i BE-së në Kosovë, takohet me Bislimin

Peter Sorensen - emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi

Sorensen në Prishtinë, në vizitën e parë si lehtësues i dialogut në mars të këtij viti

Foto: Driton Paçarada

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, të enjten do të takohet me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, në Prishtinë.

Takimi do të zhvillohet nga ora 11:00, ka konfirmuar për KOHËN këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu.

Vizita ka qenë e paparalajmëruar.  

Vizita e Sorensenit vjen në një kohë kur Kosova nuk po arrin ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë e re më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sorensen për herë të parë vizitoi Kosovën e Serbinë në fund të marsit, që prej kur mori detyrën si zëvendësues i Miroslav Lajçakut në shkurt të këtij viti.

Ai ka premtuar qasje të re në dialog. 

Sorensen është diplomat danez me përvojë të gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë shërbimin si përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe si shef i delegacionit të BE-së në Shkup.

Bislimi pas takimit me Sorensenin: Biseduam rreth zbatimit të marrëveshjeve

10 o. më parë / 24 pri 2025 14:04
sorensen

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, priti të enjten Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se ata biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, “e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut”.

Ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.

Sorensen në Prishtinë në kuadër të angazhimeve për dialog

12 o. më parë / 24 pri 2025 12:47 Nga: Fitim Gashi
Peter Sorensen

Photo: Driton Paçarada

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se është një vizitë normale në Prishtinë në kuadër të angazhimeve të tij. 

Ai ka thënë se pas Prishtinës do të udhëtojë në Beograd. 

Sorensen në Prishtinë është takuar me zëvendëskryeministrin në detyrë Besnik Bislimi. 

“Jam ne Prishtinë me stafin në kuadër të angazhimeve si emisar i dialogut, bashkë me stafin tim. Pas Prishtinës do të shkojë në Beograd. Është një vizitë normale, jam i lumtur që jam këtu. Do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel. Jemi duke punuar, kaq”, tha Sorensen.

Sorenseni dhe Barduani diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon

12 o. më parë / 24 pri 2025 12:17
Enrico Barduani - Peter Sorensen

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ata diskutuan për situatën e sigurisë në të gjithë rajonin.

“Komandanti nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku KFOR-i dhe BE-ja veprojnë në koordinim të përhershëm”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Barduani theksoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

Peter Sorensen është pritur në takim sot nga udhëheqësi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi./KSP