Qeveria e Kosovës në detyrë nuk ka plan të qartë për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.
Derisa kanë mbetur edhe 2 ditë nga zotimi për heqjen e saj, ekzekutivi i udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka akoma vendim të prerë për këtë, raporton KOHA.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se janë brenda afatit kohor të zotuar për heqjen e saj.
e taksës pamundëson edhe vendosjen e reciprocitetit, zotim ky i paraqitur edhe në vendim të Qeverisë të datës 20 mars.
Në pikën 3 të këtij vendimi, thuhet se Qeveria do të nxjerrë vendim të ri që më 1 prill të hiqet taksa dhe të vendoset masa e reciprocitetit.
Taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja ishte vendosur më 21 nëntor 2018, nga Qeveria që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka thënë në “Interaktiv” se tashmë kjo masë është hequr nga Albin Kurti.