Kosova nuk po arrin t’ua mbushë mendjen mjekëve që të mos largohen nga vendi. Trendi i largimit të profesionistëve të shëndetësisë është në ngritje alarmante, me Odën e Mjekëve dhe njohësit e fushës që thonë se po merr përmasa eksodi.
Saranda Ramaj, gazetare e Grupit KOHA që përcjell shëndetësinë, thotë se shqetësues për institucionet duhet ikja e mjekëve nga sistemi publik.
Ajo thotë se kushtet e punës dhe paga janë faktorët kryesorë të largimit të mjekëve nga sistemi publik.
Oda e Mjekëve e Kosovës ka bërë një pyetësor, nëpërmjet të cilit ka listuar arsyet kryesore të largimit të mjekëve.
Oda e Mjekëve e Kosovës i ka bërë disa propozime Ministrisë së Shëndetësisë me qëllim që mjekët, sidomos të rinjtë, të integrohen në sistemin publik të shëndetësisë dhe të mos mendojnë për migrim në shtetet perëndimore.
Kosova e ka të rregulluar ligjërisht prioritet fuqizimin e sistemit publik të shëndetësisë në raport me atë privat.
Asnjë qeveri nuk e ka pasur prioritet investimin në sektorin e shëndetësisë. Madje as e tanishmja, që fitoi zgjedhjet me program socialdemokrat. Deri tani nuk ia ka dalë ta funksionalizojë as sistemin informativ.
Kosova nuk e ka miratuar ende ligjin për sigurimet shëndetësore, megjithëse ka shumë vjet prejse ka nisur debati për të jashtë e brenda Kuvendit.
Oda e Mjekëve e Kosovës paralajmëron institucionet se brenda pak vjetësh Kosova rrezikon të mbetet pa mjekë të fushave të ndryshme nëse nuk ndërmerren masa të jashtëzakonshme.
Ramaj thotë se mjekët tani janë në pozitë më të favorshme për t’i adresuar kërkesat e tyre. Anesteziologët tashmë i kanë kërkuar Qeverisë paga prej tre mijë eurosh.
Por Oda e Mjekëve e Kosovës druan se Kosova nuk do të mund të kthehej në vend që do të mund të joshte mjekë të shteteve të ndryshme.