Shaka e kripur për 1 Prillin (të njohur ndryshe si Dita e gënjeshtrave) apo e vërtetë? Studiuesja e komunikimit Suzana Starikov ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një kandidaturë e mundshme për t’u zgjedhur shefi i ri i NATO-s pasi Jens Stoltenberg të përfundojë mandatin.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Starikov ka theksuar se ky është një insistim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të Aleancës.
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenbergun në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-ja po insiston në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët e mundshëm kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës?”, ka shkruar ndër tjerash ajo.
Edi Rama will succeed Jens Stoltenberg as #NATO Secretary General. The US in particular is said to have insisted on electing the next NATO Secretary General among the new NATO members. The candidates were ??PM Katja Kalas and??Prime Minister Edi Rama. Who will be the next??PM? pic.twitter.com/CQzwxnoq2m
— Suzana Starikov (@Intetyst) April 1, 2022
Nuk dihet nëse studiuesja ka informacione të sakta për këtë apo është ndonjë shaka për 1 prillin.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mori postin e kreut të NATO-s në tetor 2014 ndërsa mandati i tij aktual ishte paraparë deri në fund të shtatorit 2022. Stoltenberg është emëruar guvernator i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë (Norges Bank). Ai shërbeu si ministër i Financave i Norvegjisë nga viti 1996 deri në vitin 1997 si dhe dy herë si kryeministër nga viti 2000 deri në 2001 dhe nga 2005 deri më 2013. Por udhëheqësit e NATO-s ranë dakord pak ditë më parë të zgjasin mandatin e Jens Stoltenberg si sekretar i përgjithshëm për një vit shtesë, pasi aleanca ushtarake perëndimore vazhdon t'i përgjigjet pushtimit rus të Ukrainës.
Aprilili. Rama nuk është emër i përzgjedhur për të qenë kandidat për shef të ri të NATO-s pasi Stoltenberg të përfundojë mandatin.