Edhe Drejtoria e Arsimit e Komunës së Vushtrrisë ka vendosur që të ndalojë përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në të gjitha shkollat. Një ditë më parë një vendim i tillë u mor edhe për Komunën e Prishtinës dhe Skenderajt.
Drejtori i DKA-së në Vushtrri, Albanez Tahiraj, ka thënë se nuk lejojnë “përmbajtje denigruese” për edukimin e fëmijëve.
“Në cilësinë e drejtorit të DKA-së, kam marrë vendim për ndalimin e përdorimit të doracakut: “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, në të gjitha shkollat e Komunës së Vushtrrisë. Nuk lejojmë asesi që doracakë dhe materiale me përmbajtje denigruese dhe abuzuese të jenë pjesë e edukimit të fëmijëve tanë! Mbesim të përkushtuar të punojmë me MASHTI dhe akterë tjerë për të zhvilluar materiale adekuate në interes të fëmijëve-nxënësve tanë!” ka njoftuar Tahiraj përmes Facebookut.