Arbëri

Edhe sot temperatura të larta deri në 35 gradë

moti

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat kryesisht mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale thuhet se do të lëvizin ndërmjet 12- 15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28- 35 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.