Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon sot rinumërimi i vendvotimeve në Vushtrri.
Të enjten janë rinumëruar 60 vendvotime derisa për sot kanë mbetur edhe 36 sosh, ka mësuar KOHA.
Rinumërimi i votave të LDK-së në Vushtrri është bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë pas dyshimeve për keqpërdorime të votave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë dha urdhër të rinumërohen votat e LDK-së në të gjithë Vushtrrinë pas ankesës së pranuar të kandidates për deputete, Rrezarta Krasniqi, e cila akuzoi bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim me vota.
Në një vendvotim në Vushtrri, sipas Prokurorisë, Xhafer Tahiri ka marrë më shumë vota sesa kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. Dyshime janë ngritur edhe për një vendvotim tjetër.